Nënshkruhet Marrëveshje për sigurim social mes Maqedonisë dhe Shqipërisë

­ Ministri i Punës dhe Politikës Sociale të Republikës së Maqedonisë, Dime Spasov dhe ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë të Republikës së Shqipërisë Erion Veliaj sot nënshkruan Marrëveshje për sigurim social mes dy vendeve, me të cilën duhet të rregullohen marrëdhëniet në sferën e sigurimit social dhe realizimin e të drejtave nga sigurimi për qytetarët dhe anëtarët e familjeve të tyre. Marrëveshja përmban dispozita për të drejtat nga sigurimi pensional dhe invalidor, sigurim shëndetësor, sigurim në rast të lëndimit në punë dhe sëmundje profesionale.

“Përmes zbatimit të Marrëveshjes, do të mundësohet harmonizimi i legjislaturave kombëtare, trajtim të njëjtë të personave te të cilët zbatohet marrëveshja, mbrojtja shëndetësore, sëmundje dhe amësi, dërgim në mjekim, grumbullim të periudhave të sigurimit, dhënie në para…Marrëveshja do të zbatohet për të gjithë personat të cilët në Maqedoni ose Shqipëri kanë periudha të sigurimit për realizimin e të drejtës pr pension të pavarur të pleqërisë, kur personi i plotëson kushtet për të drejtë të dhënies së pensionit sipas legjislaturës të njërit prej dy shteteve”, sqaroi ministri Spasov.

Ai shtoi se kjo Marrëveshje ka edhe zbatim subsidiar, pasi, siç tha ai, rregullohet edhe e drejta për dhënie graduale të pensionit me grumbullimin e periudhave të sigurimit dhe periudhat e jetesës gjatë kohës së punës, kur parashtruesi i kërkesës nuk i plotëson kushtet për dhënie të pavarur sipas rregullave të njërit nga dy shtetet, të cilët e kanë nënshkruar Marrëveshjen. Ministri i Punës dhe Politikës Sociale informoi se me të janë rregulluar dispozita me të cilat sigurohen punëdhënësit dhe punëtorët nga të dy vendet të mos jenë të obliguar të paguajnë dyfish sigurim sipas legjislaturës së dy vendeve lidhur me punën e njëjtë që e kryen punëtori, si dhe se janë rregulluar rregullat e sigurimit të përjashtimeve të caktuar, siç janë dërgimi i punëtorëve për kryerje të punëve prej një në shtet tjetër, vazhdimin e detashmanit, punës, transportit ndërkombëtar…

Spasov vlerëson se me nënshkrimin e kësaj Marrëveshjeje, i cili është nga radhët e marrëveshjeve të ashtuquajtura të hapura, pasi bëhet fjalë për persona, e vetëm në shtetas të dy vendeve, do të mundësohet qasje e njëjtë dhe e tërësishme deri te siguria sociale në të gjitha sferat e jetës së përditshme.

“Për ne marrëdhëniet me Republikën e Shqipërisë si vend i afërt dhe fqinj janë me rëndësi të madhe. Fuqimisht besoj se me nënshkrimin e marrëveshjes ato më shumë do të përforcohen, me ç’rast na presin edhe shumë iniciativa të përbashkëta në frymën e bashkëpunimit evropian. Shpresoj se bashkëpunimi do të përparohet edhe në të gjitha sferat të cilat janë në kompetencë tonë, e do të kontribuojnë për mirëqenie dhe cilësi më të mirë të jetesës së qytetarëve”, tha Spasov.

Ministri shqiptar i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj vlerëson se me nënshkrimin e marrëveshjeve të tilla arrihet bashkëpunim i mirë dhe integrim i ndërsjellë i dy vendeve, gjë që, siç theksoi pas nënshkrimit të marrëveshjes, do ta lehtësojë rrugën e integrimeve evropiane, ku, siç tha, të dy vendet besojnë. Ai është i bindur se Marrëveshja nuk është vetëm akt simbolik, por Marrëveshje e cila do të ndikojë në personat të cilët jetojnë në dy vendet dhe e cila në pjesë të madhe do t’ua përmirësojë jetën.

Sipas tij, me Marrëvreshjen do të përfshihen rreth 300.000 qytetarë, të cilëve, tha ai, do t’u përmirësohet sigurimi shëndetësor dhe pensional. Një pjesë e tyre, tha, janë shqiptarë nga Maqedonia dhe maqedonas nga Shqipëria. Marrëveshjet e tilla, siç theksoi Veliaj, janë tregues se të dy vendet kujdesen për qytetarët e tyre dhe se në këtë kujdes janë përfshirë edhe shqiptarët që jetojnë në Maqedoni dhe maqedonasit që jetojnë në Shqipëri. “Pres që së shpejti të shihen rezultatet e para të kësaj Marrëveshje te personat për të cilët ka të bëjë. Shpresoj se së shpejti do të ketë edhe takim në Tiranë, ku do të bisedojmë për lirimin e tregut të punës për qytetarët e dy vendeve tona”, tha Veliaj.

Deri tani Maqedonia marrëveshje të tilla ka nënshkruar me Austrinë, Zvicrën, Gjermaninë, Çekinë, Poloninë, Luksemburgun, Belgjikën, Holandën, Rumaninë, Slloveninë, Kroacinë, BeH­në, Serbinë, Bullgarinë, Turqinë, Malin e Zi, Australinë, Kanadanë, Italinë, Hungarinë, Sllovakinë.

Lajme të ngjashme

Back to top button