Xhaferi garanton se BDI do ta pengojë Ligjin për letërnjoftime

Edhe pse dje kaloi në lexim të parë, ligji për letërnjoftime nuk do të votohet, tha sot udhëheqësi i grupit parlamentar të BDI-së, Talat Xhaferi garantoi sot një gjë të tillë. BDI-ja do iu pengojë ndryshimet ligjore, në procedurat e mëtejshme, tha ai.

“Ligji për letërnjoftimin që është në procedurë të rregullt dhe propozim/ligji për vendbanim dhe vendqëndrim, që po ashtu është në procedurë të rregullt, për ne janë të papranueshëm dhe me një fjalë mund të them se ato ligje nuk kalojnë. Shkurt e qartë, ligjet nuk mbështeten, procedurat janë të qarta dhe kjo siguron që ligjet mos kalojnë”,tha Xhaferi.

LEXO: PDSH akuzon BDI: fshin mbi 200.000 mijë gurbetqar shqiptar!

Lajme të ngjashme

Back to top button