Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Michelle Obama, ka mahnitur miliona shikues të emisionit të Ellen DeGeneres, me lëvizjet e saj prej valltareje.
Në emisionin që Zonja e Parë ka treguar për jetën brenda Shtëpisë së Bardhë, pjesa më e pëlqyer nga shikuesit, e ritransmetuar nga shumë portale e rrjete sociale, ishte ajo ku bashkëshortja e presidentit, Barack Obama, tregon aftësit kërcimtares.
Përcjellja e ritmit të muzikës nga Michelle dhe aftësitë e saj lëvizëse, sikur të ishte valltare profesionale, ka shkaktuar “zili” edhe te presidenti, që njihes sikur valltar më i mirë se sa bashkëshortja e tij./Lajmi.net