Motor Trend këto ditë ka mbledhur 20 veturat sportive të vitit 2013 të cilët janë të disponueshëm në tregun amerikan, me qëllim që të konstatohet se cili është më i shpejti në garën prej 400 metra.
Edhe pse mungojnë disa emra të njohur si Ferrari dhe Lamborghini, zgjedhja është e respektueshme dhe sigurisht që secili njeri mund të gjej diçka për dëshirën e vet, pasi aty janë të renditur veturat nga 6 deri në 12 cilindra, nga ata me tërheqje me rrota të pasme, përparme si dhe me të katrat.
Por në këtë garë ka dalë fitues gjiganti Nissan me modelin GT-R Track Edition, i cili në pistën e kaloi për vetëm 11 sekonda, duke arritur shpejtësinë prej 201,3 km/h. Vetëm 10 të qindtat e ndanë nga Mercedes SLS AMB Black Serie i cili arriti shpejtësinë prej 208,9 km/h derisa vendi i tretë i takoi Audi R8 V10 Plus me 202,5 km/h.
Por ajo çfarë befasoi adhuruesit e veturave sportive ishte modeli anglez Aston Martin Vanquish me motor V12, i cili u rendit në vendin e 10-të, derisa shumë emra tjera janë gjendur para tij.