Site icon PORTALB

Djali i Mourinhos kritikon tifozët e Chelseas

Cesc Fabregas

Tifozët e Chelseas janë gabim duke e kritikuar Cesc Fabregas, pas barazimit me Southamptonin dje në Stamford Bridge.

Edhe pse ka bërë paraqitje impresive deri më tani me Blutë, Fabregas ishte në formë të dobët dje kundër Soton, ndërsa atë e kritikuan tifozët e Chelseas tejmase.

”Pse të gjithë janë duke e urryer dhe fajësuar Fabregas për barazimin e djeshëm? Ky rezultat ishte faji i të gjithë ekipit”.

”Ndoshta ai nuk ka qenë dje në formën e tij më të mirë, mirëpo ai gjithmonë lufton dhe e tregon karakterin e tij”, shkroi Jose Mourinhos Jr. në Instagram.

Exit mobile version