Site icon PORTALB

Ende nuk ka pëgjigje a vdiqën foshnjet nga vaksina Diteper

Edhe pse ishte paralajmëruar, autoritetet ende nuk po i shpallin rezultatet zyrtare për shkakun e saktë të vdekjes së dy foshnjave, e dyshuar fillimisht nga vaksinimi. Rezultatet nga ekspertiza e Mjekësisë Ligjore thuhet se ende nuk janë gati. Nga ky institucion deklaruan se këto ditë pritet të përfundojë procedura e më pas, rezultatet të dërgohen në Prokurorinë Publike, me kërkesën e të cilës po zbatohet ekspertiza. Të hënën e kaluar, nga Ministria e Shëndetësisë njoftuan se vaksina Diteper nuk ka qenë shkaku i vdekjes së dy foshnjave. Sipas ministrisë, foshnjat nuk kanë marrë një vaksinë të tillë. Është formuar ndërkohë, një Komision i cili heton në vendngjarje, pranë të dy shërbimeve për imunizim ku ishin trajtuar foshnjat, nëse të miturit kishin marrë apo jo vaksinë, dhe të cilit lloj.

Exit mobile version