Site icon PORTALB

Arsimtarët nuk janë të kënaqur me marrëveshjen mes SASHK-ut dhe MASH-it

Ademi - Nedellkov

Ademi - Nedellkov

Plenumi i arsimtarëve thotë se as dënimet nuk kanë kuptim dhe as shpërblimet nuk kanë rëndësi, pas marrëveshjes ndërmjet SASHK-ut dhe MASH-it për të mos pasur dënime nga testimet eksterne.

Nga Plenumi i arsimtarëve thonë se është irelevante nëse notat e arsimtarëve përputhen ose jo me ato të testimeve eksterne sepse një test nuk mund të përmbaj kritik shkencore dhe nuk ka bazë për të ekzistuar.

Testimi ekstern, sipas anëtarëve të Plenumit është “Rolet ruse” apo lotari e cila është nënçmuese dhe nënvleftësim të profesionit – mësues. Nga Plenumi i ftojnë të gjithë arsimtarët që të tërhiqen nga shpërblimet që të ruhet dinjiteti i profesionit.

 

 

Exit mobile version