Site icon PORTALB

Serbia në ditë zie, bie helikopteri që do shpëtonte foshnjen

Serbia në ditë zie, bie helikopteri që do shpëtonte foshnjen

Serbia në ditë zie, bie helikopteri që do shpëtonte foshnjen

Një helikopter me mision shpëtimi në Serbi, i cili kishte në bord një të porsalindur që kishte nevojë për trajtim mjekësor, është rrëzuar duke shkaktuar humbjen e jetëve të të 7 personave në bord.

Helikopteri raportohet të jetë rrëzuar për shkak të mjegullës së madhe, teksa përpiqej të ulej në kryeqytet, Beograd, gjatë natës së të premtes. Në bordin e tij ishte 4 anëtarë ekuipazhi dhe 2 mjekë.

Pas shpalljes ditë zie kombëtare të kësaj të diele, ministri i Mbrojtjes Bratislav Gasiç tha se ushtria humbi pilotët e saj më të mirë për helikopterë. Mjeti i fluturimit ishte njoftuar për të dhënë ndihmën e shpejtë, pasi një autoambulancë që po transportonte foshnjen e porsalindur u bllokua nga një rrëshqitje dheu, 200 km në jug të Beogradit.

Foshnja 5-ditëshe kishte nevojë për trajtim mjekësor, pasi ishte diagnostikuar me probleme respiratore kërcënuese për jetën. Zyrtarët thanë se kulla e kontrollit në aeroportin e Beogradit humbi kontaktet me helikopterin, teksa mjeti i priste qartësimet e nevojshme për t’u ulur vetëm pak pas orës 22:30 të mbrëmjes së të premtes.

Pasi dështoi në dy përpjekjet e para për t’u ulur për shkak të mungesës së shikimit, ai u rrëzua, bëri të ditur komandanti i njësisë së helikopterëve, Predrag Bandiç. Në mediat serbe u njoftua për identitetin e personave: pilotët ishin major Omer Mehiç dhe kapiten Milovan Djukeliç, ndërsa inxhinierë fluturimi ishin Nebojsa Drajiç dhe Ivan Miladinoviç. Fotot e tyre u publikuan edhe në faqen e internetit të Forcave të Armatosura të Serbisë.

Mes viktimave ishte edhe doktor Dzevad Ljajiç, një anastezisti Miroslav Veselinoviç, ndërkohë që emri i foshnjes nuk është bërë ende i ditur. Aksidenti shokoi miqtë dhe kolegët e pilotëve në Ministrinë e Mbrojtjes. I gjithë bordi u nderua si heronj vetëm pak kohë më parë, teksa kishin shpëtuar dhjetëra persona nga përmbytjet e vitit të kaluar.

Kryeministri serb, Aleksandar Vuçiç shpalli të dielën si ditë zie kombëtare, për të nderuar viktimat e aksidentit më të tmerrshëm të këtij lloji në thuajse 2 dekada. / Top Channel

Exit mobile version