Site icon PORTALB

Kalifornia ka ujë vetëm edhe për një vit

NASA ka bërë të ditur se thatësira që kanë përfshirë Kaliforninë për kohë të gjatë, kanë bërë që shteti të zbrazë rezervat e ujit dhe të ketë ujë të mjaftueshëm vetëm edhe vitin e ardhshëm.

Jay Famiglietti, shkencëtar i ujit në agjencinë amerikane të hapësirës NASA, e ka bërë këtë vlerësim në një opinion të publikuar në gazetën Los Angeles Times.

Ai ka thënë se shirat e dobët nuk kanë bërë pothuajse asgjë për të lehtësuar kushtet e thatësirës, e cila zgjat qysh nga viti 2011.

Famiglietti ka thënë se janari ka qenë muaji më i thatë në Kaliforni prejse ka nisur matja e rekordeve në vitin 1895.

Ai ka kritikuar zyrtarët në Kaliforni për mungesë të planifikimit afatgjatë se si të përballen me thatësira.

Exit mobile version