Site icon PORTALB

Lëndohen dy punëtorë në Gostivar

Elektromontuesi 52 vjeçar L.H. nga fshati Raven është lënduar rëndë pasi dje rreth mesditës është rrëzuar nga një shtyllë druri derisa ka punuar në ndërrimin e kabllos elektrike në rrugën “Ilindenska” në dalje të Gostivarit, informon sot SPB Tetovë.

Gjatë rrëzimit, L.H. e ka thyer nëngjurin e majtë, krahun e djathtë dhe komblikun. Shpejtë është dërguar në spitalin e Gostivarit, ndërsa pastaj është transferuar në klinikën e Shkupit. Në vendin e fatkeqësisë gjatë ekspertizës ka marrë pjesë edhe inspektorati shtetëror i punës, të cilët së bashku me policinë duhet të konfirmojnë se si ka ardhur deri te lëndimi i punëtorit.

Nga SPB Tetovë informojnë edhe për një rast tjetër të fatkeqësisë gjatë punës në rrugën “Sretko Kërstevski” gjatë ndërrimit në gypit të ujësjellësit. I.N. (49) i punësuar në NP Ujësjellësi, derisa ka punuar në vrimën e defektit, mbi të ka rënë toka e gërmuar dhe ia ka lënduar këmbën e djathtë. Edhe në këtë rast është kryer ekspertizë e ekipit të SPB­së Tetovë dhe inspektoratit shtetëror të punës.

Exit mobile version