Site icon PORTALB

Rrëzohet helikopteri ushtarak në Serbi

Njëringa të aksidentuarit në gjendje kritike është dërguar me helikopter në Shkup

Një helikopter i ushtrisë serbe, i cili po bartte një foshnje të sëmurë për në Beograd, është rrëzuar pranë aeroportit kryesor të kryeqytetit serb.

Ministria e Mbrojtjes e Serbisë ka thënë se shtatë njerëz kanë qenë në bord, në mesin e tyre katër anëtarë të ekuipazhit, dy infermiere dhe foshnja.

Radio-televizioni i Serbisë raporton se të gjithë ata besohet se kanë vdekur.

Helikopteri, prodhim rus, është nisur nga rajoni i Rashkës.

Shkak i aksidentit raportohet të ketë qenë mjegulla e dendu.

Exit mobile version