Nga LSDM thonë se incizimet nga biseda mes Mijallkovit dhe Latasit, kanë dalë gabimisht.
“Biseda konkrete ka një pjesë që duhej të publikohej, sepse u referohet parregullsive zgjedhore, por dhe një pjesë tjetër që nuk duhej të publikohej, siç ishte ajo për Cërvenkovskin por dhe gjëra private të njerëzve të tjerë. Ishte gabim i personave përgjegjës që nuk kanë hequr këtë pjesë”, deklaroi Shilegov për “Fokus”.
Në bisedën ku flasin Mijalkov dhe Latas përmendet edhe Cërvenkovski, i cili sipas shefit të shërbimit sekret kinse i ka ofruar VMROsë që LSDM t’i jepte asaj Komunën Qendër dhe në këmbim të merrte Komunën e Karposhit.