Branko Ushkovski, ish jurist i Ministrisë së Drejtësisë është zgjedhur Kryetar i Këshillit Republikan Gjyqësor.
Ushkovski është i vetmi prej anëtarëve maqedonas të Këshillit, i cili nuk është gjykatës. Ai ishte zgjedhur anëtar i Këshillit me propozim të VMRO-DPMNE-së.
Ushkovski merr detyrën e kryetarit të Këshillit Republikan Gjyqësor, pasi kryetares së mëparshme Biljana Zafirovski i skadoi mandati i dytë më 20 dhjetor.
Mediet maqedonase shkruajnë se me zgjedhjen e Ushkovskit kryetar të Këshillit vërtetohen dyshimet për ndikimet politike në gjyqësi.