Site icon PORTALB

Reali po përgatitet për El Clasicon

Futbollistët madrilien në stërvitje

Futbollistët madrilien në stërvitje

Luka Modriç do të jetë titullar për Real Madridin në ndeshjen kundër Levantes të dielën, ndërsa Toni Kroos do të pushojë për El Clasicon kundër Barcelonës.

Real Madrid përgatitet për Levanten por e ka mendjen tek El Clasico i fundjavës së ardhshme kundër Barcelonës. Andaj, trajneri Carlo Ancelotti planifikon ndryshime në përbërje.

Luka Modriç, i rikuperuar nga lëndimi, do të luajë nga minuta e parë në ballafaqimin e së dielës, kurse, Toni Kroos, një prej futbollistëve më të aktivizuar nga Los Blancos deri më tani gjatë këtij sezoni, do të pushojë.

Krejt kjo me synim që të jetë më i freskët për duelin e rëndësishëm me Barcelonën në Camp Nou më 22 mars.

Exit mobile version