Site icon PORTALB

Pasi ke ndërruar çelësin

Pasi ke ndërruar çelësin
Ti hap një shtëpi, në të cilën
Fërfëllon dëborë heshtjeje.
N’akord me gjakun që të rrjedh
Prej syrit, prej gojës a prej veshit,
Ndërrohet çelësi yt.
Çelësi yt ndërrohet, ndërrohet fjala jote,
Duke e lënë veten ta bartin bashkë me flokëboret.
N’akord me erën që ty të shtyn
bora e mbledh fjalën shuk.

Poezi nga Paul Celan

Exit mobile version