Site icon PORTALB

Rreth 1 mijë personave u refuzohet kërkesa për azil në Gjermani

Vitin e kaluar ka pasur numër rekord kërkesash për azil

Foto ilustrim

Në një letër që i ka ardhur redaksisë së Telegrafit bëhet e ditur se rreth 1 mijë personave në Gjermani i është refuzuar kërkesa për azil dhe nga ata kërkohet që brenda 7 dite ta lëshojnë Gjermaninë.

“Bundesamt (Zyra Federale) ka refuzuar aplikimin e juaj/përsëritjen e aplikimit për azil dhe kërkohet që ju ta lëshoni Republikën Federale të Gjermanisë brenda periudhës së caktuar kohore”, thuhet në letër.

Autoritetet në Prishtinë patën thënë se nuk kanë të dhëna të sakta për numrin e qytetarëve që kanë migruar paligjshëm në dy muajt e fundit, por flitet për mijëra të tillë që kanë migruar ilegalisht në vendeve të Bashkimit Evropian, në kërkim të një jete më të mirë.

Në muajin shkurt nga landi i Bavarisë së Gjermanisë, janë kthyer 30 azilkërkuesve kosovarë të cilëve u është refuzuar kërkesa e azilit.

Më poshtë mund t’i gjeni dokumentet ku i është refuzuar një personi kërkesa për azil. /Telegrafi/

Exit mobile version