Për shkak të reshjeve të rrëmbyeshme të borës e pakalueshme është rruga lokale nga Kratova deri në fshatin Kavrak, ndërsa për shkak të shembjeve të reja është ndërprerë komunikacioni në rrugën e cila çon drejt hidrosistemit Zletovicë drejt atarit të fshatit Kojkovë në afërsi të tunelit.
Në fuqi është akoma ndalesa për lëvizjen e automjeteve të rënda transportuese në aksin rrugor Tetovë Kodra e Diellit për shkak të mbetjeve të borës dhe ndalesa për lëvizjen e automjeteve të rënda transportuese në aksin Makedonski Brod Prilep për shkak të dëmtimit të një pjesë të urës të lumit Slanska.
Në aksin rrugor P1205 Krupishte Probishtip tek vendi Neokaz, për shkak të çarjes së rrugës në korsinë e majtë drejt aksit Probishtip Krupishte, komunikacioni zhvillohet pa pengesa, vetëm në korsinë e djathtë. Komunikacioni në të gjitha rrugët shtetërore po zhvillohet pa pengesa, nëpër rrugë të lagështa. Ka borë në vendkalimet malore Bukovë dhe Gjavato.
LAMM rekomandon kujdes në drejtimin e automjetit, shpejtësi të adaptuar gjatë qarkullimit dhe respektim të sinjalizimit të vendosur rrugor. Kujdes të veçantë duhet pasur në akset të cilat kalojnë përmes grykave malore, veçanërisht në akset rrugore Katllanovë Veles, Mavrovë Dibër Strugë, Demir Kapi Udovë,KoçanDelçevë, VinicëBerovë ku mund të paraqiten shembje të vogla të dheut.