Kanali BBC ka shkruar për Adem Jasharin. Ata kanë publikuar edhe një video ku shihet Besarta Jashari duke treguar për tmerrin e 1998’ës. Bashkë me video është edhe një shkrim i shkurtë ku tregon për sulmin serb ndaj familjes Jashari.
Në mars të vitit 1998, forcat serbe sulmuan kompleksin e një figure të rëndësishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), familjen e Jasharëve. Pas sulmit tre ditorë, Adem Jashari, anëtar themelues i UÇK-së dhe 50 anëtarë të familjes së tij u vranë, shkruan BBC.
E mbijetuara e vetme është Besarta, e cila atë kohë ishte 10 vjeçe.
Në video shihet duke treguar tmerrin e përjetuar si dëshmitarja e vetme. Besarta flet shqip, kurse përkthimi është në gjuhën angleze.