Site icon PORTALB

Ermira Mehmeti: Kryeministër shqiptarë për të zgjidhur çështjen e emrit

Ermira Mehmeti

Ermira Mehmeti

Deputetja Ermira Mehmeti nga radhët e BDI-së, e cila po qëndron në SHBA propozon një skemë sipas të cilës duhet të zgjidhet kriza politike në Maqedoni me ndihmën e Komisionit Evropian duke theksuar se qeveria eventuale gjithëpërfshirëse duhet të ketë një kryeministër shqiptarë. Ja se çfarë shkruan ajo:

1. Z. Federika Mogherini, Shefja e sigurise dhe politikes se jashtme e Unionit Europian, javen e kaluar, ne konference shtypi pranoi se Maqedonia eshte ne krize. Komisari per zgjerimin, z. Johanes Han, propozoi ndermjetesimin e Parlamentit Europian per tejkalimin e krizes, ndersa vete Parlamenti Europian mirepriti nismen dhe shprehu gatishmerine per nje forme ndermjetesimi, ne interes te tejkalimit sa me te shpejte te situates se krijuar. Nevoja e angazhimit te Unionit Europian, por edhe e Shteteve te Bashkuara te Amerikes ka me shume dimensione dhe me shume shpjegime. Nder me te rendesishmit eshte fakti se Maqedonia e pas vitit 2001 eshte storje suksesi per diplomacite e te dyja vendeve, dhe rreziku per ta humbur ate qe me mund e kane ndertuar dhe projektin ne te cilin kane investuar, tani eshte me se real. Nje rrefim suksesi nuk guxon te shnderrohet ne nje histori mossuksesi.
2. Po qe se realizohet ideja per ndermjetesim europian ne rivendosjen e dialogut dhe ne sigurimin e proceseve transparente gjyqesore, dhe po qe se ky plan rezulton me pajtueshmeri per ndonje format qeverie gjithperfshirese, atehere Kryeministri i atij kabineti duhet te jete shqiptar. Ne rrethana te nje polarizimi te skajshem dhe konfliktualiteti armiqesor mes rivaleve kryesore politike maqedonas, qendrimi i njerit apo ardhja e tjetrit nuk do te mundesonte tranzicion paqesor dhe ulje te gjakrave, perkundrazi, do ta bente funksionimin e atij formati qeverises te pamundur.
3. Nje qeveri gjithperfshirese me nje kryeminister shqiptar do te kishte nje mandat me te zgjeruar funksionimi: detyra e pare e saj do te ishte zgjidhja e ceshtjes se emrit; e dyta, organizimi i zgjedhjeve fer dhe demokratike; dhe e treta, garantimi i tranzicionit paqesor gjate vakumit institucional.
4. Qeveria me kryeminsitrin shqiptar urgjentisht do ta rikthente ne axhenden politike implementimin e Marreveshjes se Ohrit dhe do te caktonte afat kohor per realizimin e plote ne leter dhe ne fryme te dispozitave te saj. Marreveshja e Ohrit eshte garanca per te ardhmen europiane te vendit dhe Qeveria duhet te plotesoje kete kriter themelor politik.
5. Problemi tjeter aktualisht eshte rrenimi i kredibilitetit te institucioneve te pavarura, por sidomos mospasja e dialogut politik ne Parlament. Emisaret europiane duhet te ndihmojne per ndryshimin e klimes ne Parlament, dhe rindertimin e mirebesimit ndermjet grupeve politike. Perseri, ardhja e nje shqiptari ne krye te Parlamentit do te ishte mundesia per te vendosur baraspeshen ne institucionin ligjvenes, dhe sidomos nese ky do te ishte Parlamenti qe do te ratifikonte zgjidhjen e ceshtjes se emrit me Greqine.
Ne Prokurorine Publike, nderkohe, duhet emeruar nje kuader profesional, nje prokuror nderkombetar me mandat te qarte dhe te kufizuar per zgjidhjen e rasteve te fundit te cilat ne esence jane politike.
6. Nje qasje e ketille ofron nje rrugedalje nga situata e krijuar. Shqiptaret nuk jane pale ne kete perplasje te ashper mes pushtetit dhe opozites maqedobase. Pervec kesaj, ne ne vazhdimesi kemi theksuar se shqiptaret jane faktor stabiliteti ne vend. Stabiliteti ne situaten konkrete ruhet duke demonstruar pergjegjesi institucionale dhe shtetformuese.

Exit mobile version