Ka dalur kënga ‘New York Rain’ që do të prezantohet gjatë episodit final të serialit shumë të suksesshëm amerikan ‘Empire’ nga Rita dhe Charles Hamilton.
Charles Hamilton është një reper i ri amerikan, albumi i parë i të cilit do të dalë në shitje së shpejti.
Rita e shoqëron këngën “New York Rain” në refren ndërsa kënga do të jetë pjesë e përmbledhjes së këngëve të sezonit të parë të “Empire” më 18 mars, kur do të shfaqet edhe episodi i fundit ku Rita do të jetë e ftuar speciale.