Site icon PORTALB

LSDM: Dimovski nuk meriton as status të studentit në Fakultetin e drejtësisë

Selia e LSDM-së

Selia e LSDM-së

VMRO-DPMNE ka bërë përpjekje mbinjerëzore që ta minimizojë vlerën e dokumentit dhe t’i zhvlerësojë përfundimet dhe përgjegjësinë për thyerjen e kushtetutës nga ana e partisë qeveritare më 24 dhjetor të vitit të kaluar, thonë nga LSDM-ja.

“Në jetë asgjë nuk është e rastësishme. Edhe fakti Ilija Dimovski në 33 vjet, nuk mund që të titullohet si avokat i diplomuar. Një njeri që definon dokumentin oficial, siç është raporti i Komisionit për ngjarjet e 24 dhjetorit, si “letër nga paloma”, parashtrohet pyetja se a meriton statusin e studentit në Fakultetin e drejtësisë. Më tragjike se kjo është që shefi i tij i partisë, bartës i funksionit si kryetar i qeverisë së Maqedonisë, magjistri në shkencat ekonomike, Nikola Gruevski, kualifikimet ligjore të dokumentit me vlerë për shteti, i definon si jovalide. Studenti i përjetshëm i drejtësisë dhe shërbëtori i përkushtuar i partisë, Ilija Dimovski, sot vetëm e sqaroi formulimin e kryeministrit Gruevski”, thuhet në reagimin e LSDM-së.

Exit mobile version