Site icon PORTALB

Android 5.1 sjell thirrjet në HD dhe përmirësime tjera

Android

Android

Tashmë dihet se versioni i ri i përditësimit të Android ishte në përgatitje dhe gati për lansim, ndërsa tani Google e ka zyrtarizuar versionin e ri të sistemit të saj operativ, Android 5.1.

Dhe kjo do të duhej që ti gëzonte përdoruesit e platformës më të madhe në botë për telefonat e mençur.

Versioni i ri i Android ofron stabilitet dhe përmirësime në performancë, por edhe mbështetje për më shumë SIM kartela.

Softueri i ri synon ta bëjë më të lehtë për përdoruesit që të përdorin një telefon me dy SIM kartela, dhe përdorimin e shërbimeve të ofruara nga operatorët.

Më tej, me Android 5.1 përdoruesit marrin edhe funksionin e ri të quajtur Device Protection.

Me këtë, pajisjet e vjedhura ose të humbura do të mbesin të mbyllura derisa përdoruesi origjinal i pajisjes të qaset në të me llogarinë e tij ose të saj të Google.

Por kjo nuk është e tëra, pasi që Android 5.1. sjell edhe thirrjet në cilësinë HD dhe shumë funksione tjera më të vogla, për të cilat do të flitet në ndërkohë. (Telegrafi)

Exit mobile version