Site icon PORTALB

Shokuese: Hedhen postera nëpër shkolla: keni marr para për të protestuar (FOTO)

Postera të rrejshëm janë hedhur para shkollave të mesme në disa qytete të Maqedonisë. Në to shkruan se anëtarët e Plenumit të nxënësve të shkollave të mesme kanë marr nga 10 mijë denarë për të organizuar protesta.

Në posterë janë shkruar edhe emrat dhe mbiemrat e anëtarëve që sipas njerëzve që kanë hedhur ato para shkollave, janë paguar për të protestuar.

Të shokuar nga kjo ngjarje kanë reaguar nxënësit dhe prindërit e tyre. Ato paralajmërojnë se do të ngritin padi penale.

Plenumi i nxënësve ashpër ka reaguar për ngjarjen që ato e quajnë, aksion të orkestruar ndaj anëtarëve të tyre.

 

Exit mobile version