Site icon PORTALB

Padia ndaj Palokës e Ristanit, Rama: Fund politikës që çorodit opinionin

Edi Rama

Edi Rama

Kryeministri shqiptar, Edi Rama, ka deklaruar se do të bëjë të pamundurën për ti dhënë fund politikës së shpifjes që çorodit në vijimësi opinionin.

Deklarata e tij ka ardhur pas përfundimit të seancës së radhës në Gjykatën e Lartë, ku ai ka akuzuar për shpifje kreun e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Edi Paloka dhe sekretarin e përgjithshëm të kësaj partie, Arben Ristanin

“Unë nuk njoh akuza në emër partie, njoh akuzues që kanë marrë përsipër të ushqejnë veten duke jetuar si shtypës profesionistë, por dhe të helmojnë publikun duke e mbytur me shpifje. Është koha që të bëjmë një betejë të paepur për ti dhënë fund një historie të shpifur që vijon prej vitesh, një politike që çorodit në vijimësi opinionin”,- tha Rama

Ai deklaroi se do të bëjë gjithçka që ka në dorë për të dhënë një kontribut të frytshëm në këtë betejë, e cila, sipas kryeministrit është mes Europës dhe mes jetës, mes të ardhmes dhe të shkuarës, mes forcave që janë në politike për të bërë mirë dhe atyre që politikën e shikojnë si një mundësi për të bërë keq.

Në përfundim të seancës me numrin dy të PD-së Edi Paloka, Rama tha se këta deputetë vinë në gjykatë dhe kërkojnë të pushohet çështja se nuk kanë prova por kanë opinione.

“Ky është fundi i një force politike që kërkon të disinformojë qytetarët në përpjekjen për ta bërë Shqipërinë të duket e baltosur dhe sa më e ndyrë, duke ndotur gjithçka që u del përpara. Turp!”,- përfundoi Rama.

Pas daljes nga gjykata, Kryeministri postoi në rrjetet sociale Facebook e Twitter, fotografinë e mëposhtme, me mbishkrimin: “Në Gjykatën e Lartë për t’i shërbyer publikut që duhet të dijë të vërtetën e akuzave të Ristan Palokës ndaj meje!”/NOA/

Exit mobile version