Site icon PORTALB

Eurointegrimet dhe zhvillimi ekonomik, tema që do të shtjellohen në Kongresin e BDI-së

Musa Xhaferri

Musa Xhaferri

Integrimet Euroatlantike dhe fqinjësinë e mire, Qeverisjen e mirë dhe demokracinë konsensuale, Zhvillimin ekonomik dhe shanse të barabarta janë tre temat që do të shtjellohen në Kongresin tematik të BDI­-së, informoi në konferencën për shtyp zëvendës kryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Musa Xhaferi.

Në vijim po ua përcjellim në tërësi fjalimin nga pres konferenca.

 

 

Tashme jeni te njoftuar rreth përmbajtjes se panelit qe do te trajton integrimet Euroatlantike dhe marrëdhëniet e mira ndër fqinjësore, ndërsa sot do t’ju orientojmë rreth temave qe trajtojnë qeverisjen e mirë dhe demokracia konsensuale, siç janë të arriturat, gjegjësisht, sa ndihmojë në stabilizimin dhe demokratizimin e vendit Marrëveshja e Ohrit. Kjo marrëveshje, përkatësisht, Kushtetuta, siç e quajmë e vitit 2001, sipas të gjitha analizave, është rruga e vetme që ndihmon anëtarësimin në NATO dhe BE. Është konstatimi i yni se ”autorësia” e Kushtetutës së RM­së është e përbashkët me qendrat e vendosjes, siç është Brukseli dhe Uashingtoni. Nga kjo rezulton se ndihmesa, lehtësimi dhe intervenimi në situata adekuate e këtyre dy qendrave është adekuat situatave paraprake që kanë qenë nga viti 2001 deri më sot. Sa i përket qeverisjes së mirë, ne do të insistojmë, do të pretendojmë se Maqedonisë i nevojitet një demokraci konsensuale e kombinuar me parimin e Badenterit, që në theks të veçantë është edhe shpërndarje e drejt dhe e barabartë e financave publike­buxhetit. Ndarja e pushtetit në bazë të parimit të përfaqësimi të drejt dhe adekuat në të gjitha nivelet e shtetit, decentralizim adekuat për rrethanat e Maqedonisë që nënkupton një zhvillim të barabartë territorial dhe dekada e dytë e implementimit të Marrëveshjes së Ohrit.

Exit mobile version