Ish kryeministri Sali Berisha, mëngjesin e sotëm është paraqitur në ambjentet e Prokurorisë, për të dhënë dëshminë e tij në lidhje me çështjen e Tom Doshit.
Në këtë mënyrë, Berisha i përgjigjet thirrjes me shkrim nga Prokuroria, për të cilën më herët ai mohoi gjatë një interviste me gazetarët, se ishte lajmëruar për një gjë të tillë.
Ditën e enjte, Berisha tha në Kuvend se kishte dijeni për çështjen “Doshi”.