Site icon PORTALB

Konferencë kombëtare për barazi gjinore

“Shoqëri me barazi gjinore” gjendja dhe sfidat”, është temë e Konferencës kombëtare që do të mbahet sot në Shkup si ngjarje përfundimtare e projektit “Këshilli për barazi gjinore” i financuar nga Bashkimi Evropian.

Qëllimi i konferencës është që të vlerësohet shkalla e barazisë gjinore në vend. Kjo do të mundësojë diskutim midis palëve relevante të prekura për temat kryesore siç janë ndikimi i grave në politikë, hendeku gjinor në ekonomi dhe efikasiteti  i mekanizmave të vendosura për barazi gjinore në vend.

Në konferencë do të debatohet edhe për prioritetet e shoqërisë civile dhe mënyrat pë arritjen e një shoqërie të barabartë gjinore.

Exit mobile version