Site icon PORTALB

Japoni, droni përdoret si transportues këpucësh (Video)

Droni

Droni

Robotët dhe dronët po na zënë vendin e punës. Kemi parë raste të përdorimit të dronëve për të dërguar pica, apo në Singapor ku dronët po zëvendësojnë kamerierët. Tani dronët do të zëvendësojnë edhe shitësit nëpër dyqane. Një dyqan këpucësh në Japoni po përdor dronët për të ndihmuar klientët.

Konsumatorët porosisin këpucët që ata duan me ngjyrën dhe formën përkatëse nëpërmjet një tableti në dyqan, dhe droni shkon tek paneli i këpucëve, merr këpucët e duhura dhe ia dërgon klientit. Droni është i pajisur me çengela speciale prej metali për të mbajtur këpucët. Kështu konsumatorët mund t’i provojnë këpucët dhe t’i blejnë nëse ju pëlqejnë.

Për më tepër shikoni videon e mëposhtme.

Exit mobile version