Site icon PORTALB

Rilkoski: KSHZ nuk do të injoroi informacionet e opozitës për zgjedhjet

Nikola Rilkoski

Nikola Rilkoski

Kryetari aktual i Komisionit shtetërorë zgjedhor, Nikolla Rilkoski, ka deklaruar se nuk do të injoroi informacionet që i jep opozita  dhe që kanë të bëjnë me parregullsitë në procesin zgjedhor, por qëndrim si qytetarë dhe si KSHZ do të marrë pas të martës, pasi të kalojë konferenca e dutë për shtyp e liderit të LSDM-së, Zoran Zaev.

“Gjithsesi se KSHZ do t’i shqyrtojë këto informacione, port ë presim që të dëgjohet se çfarë ka për të thënë opozita të martën dhe pas kësaj do të thirri mbledhje”, thotë Rilkoski.

Ai i demantoi informacionet q paralajmëronin mbajtjen e mbledhjes së KSHZ gjatë ditës së sotme. Rillkoski tha se nuk kam caktuar mbajtjen e mbledhjes dhe askush tjetër përveç mua këtë nuk mund ta bëj, Ai tha se nuk do të mbetet indiferent dhe se do t’i hap të gjitha çështjet.

Exit mobile version