Site icon PORTALB

Rumani: aty ku nusja rrëmbehet

Dasmat tradicionale në Rumani kanë ritualet e tyre si në çdo vend tjetër, por rrëmbimi i nuses dhe loja që zhvillohet gjatë kësaj kohe është shumë e veçantë.

Nusen e rrëmbejnë persona të maskuar, e futin në limuzinë dhe për kthimin te dhëndri negociohet përmes celularit. Nusja “rrëmbehet” nga miqtë e saj dhe dërgohet në një vend turistik, ku edhe mbahet peng. Më pas, miqtë bisedojnë me dhëndrin në telefon për të vendosur “çmimin” për kthimin e saj. Rrëmbime të tilla janë të zakonshme në dasmat e vendeve të ish-Bashkimit Sovjetik, ndërsa në Rumani ky zakon ka filluar në masë vetëm vitet e fundit. Vendi ku pengmarrësit e dërgojnë nusen në përgjithësi është Harku i Triumfit në Bukuresht.

Exit mobile version