Site icon PORTALB

KSZH të hënën do të diskutojë përgjimet për zgjedhjet 2013

KSHZ-zgjedhjet

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve tha se do të mblidhet të hënën për të diskutuar në lidhje me përgjimet që publikoi dje lideri socialdemokrat Zoran Zaev.

Kreu aktual i KSHZ­së Nikola Rilkoski tha se nuk është njoftuar me përmbajtjen e regjistrimeve audio, porse nga çfarë i kanë përcjellë, ato u referohen zgjedhjeve lokale të vitit 2013.

Ndërkohë, nënkryetari i KSHZ­së Subhi Jakupi, tha se të hënën organi kryesor zgjedhor do të mblidhet dhe do të ndërtojë qëndrim për situatën. Ish­kreu i KSHZ­së Boris Kondarko, gjatë kohës së të cilit u organizuan zgjedhjet lokale 2013, nuk pranoi të komentojë pretendimet.

Exit mobile version