Xavi Hernandez e ka vendosur largimin nga Barcelona. Humbja e pozicionit të titullarit te Barcelona ka bërë që Xavi të vendosë largimin e tij nga Barca në fund të edicionit. Për këtë vendim thuhet se janë njoftuar edhe drejtuesit e skuadrës.
Xavi e ka një dilemë të re përpara vetes. Kalimi në Qatar apo në SHBA është dilema e të ardhmes për Xavin. Xavi pritet të largohet si futbollist i lirë, ndërsa një skuadër nga Qatari i ka ofruar 6 milion euro në sezon. Opsion mbetet edhe bashkimi me David Villën në SHBA.