Site icon PORTALB

Mustafa: Më vjen keq për Ramush Haradinaj

Isa Mustafa

Isa Mustafa

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj përmes një shkrimi e ka quajtur kryeministrin e vendit Isa Mustafa rrencë ordiner.

Pas kësaj akuze ka reaguar Isa Mustafa, duke thënë se nuk është në traditën e shqiptarëve të fyejnë. Në një postim në Facebook ai ka thënë se i vjen keq që t’ia kthejë Haradinajt përgjigjen me një gjuhë edhe më të keqe dhe argumentuese.

Lexojeni të plotë postimin:

Nuk dëshiroj të komunikoj me një gjuhë të degraduar, sepse ne liderët nuk jemi të vetëm. Janë qytetarët, fëmijët, gratë e burrat, vendorët e ndërkombëtarët ata e ato që na përcjellin dhe na vështrojnë.

Nuk është në nivelin e as në traditën e atyre që përfaqësojnë kulla e trimëri, që të ofendojnë. Sepse, kurrë këto të dyja nuk kanë shkuar bashkë. Ose ata që ofendojnë duhet të tregojnë se kanë hequr dorë nga tradita e tyre.

Kjo vlen edhe për z. Ramush Haradinaj. Ai mund të pretendoj të jetë një lider duke ofenduar, por nuk mund të jetë i respektuar me gjuhën që po e përdorë.

Mua më vjen keq. Më vjen keq nëse duhet që një ditë t’ia kthej me të njëjtën gjuhë ose me një gjuhë edhe më të keqe por gjithsesi argumentuese!

Exit mobile version