Site icon PORTALB

Gruevski: Jo zgjedhje të parakohshme pa LDSM, do të nënshkruajmë çfarëdo raporti

Nikolla Gruevski, kryeministër i RM-së

Nikolla Gruevski, kryeministër i RM-së

Nëse nuk mund t’i gëzohen fitores në zgjedhje le t’i gëzohen së paku këtij raporti, deklaroi sonte kryeministri Nikolla Gruevski, pasi LSDM-ja e hodhi poshtë propozimin e tij për zgjedhje të parakohshme.

“Në interes në vendit është që VMRO-DPMNE-ja të votojë dhe të nënshkruajë marrëveshje të komisionit ad-hoc, ashtu siç don LSDM-ja. Dhe nëse kjo i kënaq, jo me mbivotim, por edhe ne do të votojmë së bashku me ta. Nëse për ata nuk është i rëndësishëm interesi i Maqedonisë, për ne është. Rekomandimet duhet të jenë në funksion të asaj që kjo ngjarje të mos përsëritet, kualifikmet juridike për të cilat është e interesuar ajo, kjo udhëheqësi e LSDM-së që është e humbur në kohë dhe në hapësirë, për ne nuk janë të pranueshme, ne asnjëherë nuk do ta ndryshojmë qëndrimin tonë. Nëse pas kësaj konferencë për shtyp, LSDM-ja e ndryshon mendimin deri nesër, ne jemi këtu dhe të gatshëm për zgjedhje. Vetëm le të paraqiten”, tha Gruevski. /Portalb

Exit mobile version