Site icon PORTALB

Në cilën parti politike do të shkojë Labi?

Labinot Tahiri

Labinot Tahiri

Ndonëse i njohur si këngëtar, për të cilën gjë edhe pëlqehet në masë të madhe, së fundmi Labinot Tahiri është koncentruar në diçka krejtësisht tjetër.

Aktivitetet e bamirësisë janë ato në të cilat kohëve të fundit më shumë po koncentrohet këngëtari, për të cilat ai po gjen përkrahje të madhe. Ndër aktivitetet e para me shumë bujë ishte aksioni për dhurim të gjakut nëpër komunat më të mëdha të Kosovës.

E së fundi, ai i ka bërë një vizitë kompleksit memorial “Adem Jashari” në Prekaz, për të nderuar veprën e Jasharëve në 17 vjetorin e epopesë së UÇK-së. Labi është përfolur shumë edhe për kyçjen e tij në politikë. Për emisionin Express të KTV-së ai ka treguar nëse tashmë ka vendosur se cilit subjekt politik do t’i bashkohet ai.

Gjithashtu, për këtë emision ai ka treguar se me cilën këngëtare është duke bashkëpunuar për një këtë të re, të cilën pritet ta lansojë në pranverë.

Exit mobile version