Site icon PORTALB

Durrës, zjarr në një restorant tek Shkëmbi i Kavajës, digjen 4 makina

Pamje nga vendi i ngjarjes

Pamje nga vendi i ngjarjes

Një restorant në zonën e Shkëmbit të Kavajës në Durrës, është përfshirë nga flakët mesditën e sotme.

Mësohet se policia ka evakuar të gjithë pushuesit që ndodheshin në hotel dhe pranë tij. Sipas të dhënave të para nga flakët janë përfshirë edhe 4 makina, të cilat ishin parkuar në afërsi të hotelit, ndërsa nuk raportohen dëme në njerëz.

Zjarrëfikëset janë në vendngjarje, ndërsa pritet të ketë përforcime për shkak të intensitetit të flakëve.

Ende nuk ka asnjë të dhënë lidhur me shkaqet që kanë shkaktuar këtë situatë, ndërsa mendohet se fillimisht flakët kanë rënë në kuzhinën e hotelit.

Exit mobile version