“Maqedonia është para një sfide shumë të madhe”, deklaroi Stevo Pendarovski gjatë një tribune në Strumic.
“Qeveria nuk dëshiron të jap dorëheqje për shkak se nuk kanë fytyrë. E dinë se humbja e puhstetit do të thotë burg për ata. Krejt makineria qeveritarë është orientuar që ta dënoj liderin e LSDM-së, Zoran Zaev, por kjo nuk do tu shkojë për dore”, deklaroi Pendarovski.
Pendarovski tha se Maqedonia nuk ka institucione, Prokuroria është hyzmiqar i qeverisë ndërsa gjykatat janë në shërbim të dy njerëzve.
Pedarovski thotë se zgjidhja e krizës në Maqedoni mund të jetë vetëm politike. Sipas tij për 3 deri në 6 muaj duhet të ketë qeveri teknike e cila do të përgatis terrenin për mbajtjen e zgjedhjeve të lira parlamentare.
“Të gjithë faktorët e rëndësishëm ndërkombëtarë në këto momente e përkrahin opozitën , jo për shkak se e duan, por për shkak se argumentet i kemi të drejta”, tha Pendarovski.