Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në emisionin “Opinion” në TV Klan se deputeti Tom Doshi nuk është përjashtuar nga Partia Socialiste për shkak të akuzave në lidhje me tentativën e pretenduar për vrasje nga Ilir Meta por për shkak të qëndrimeve që bien ndesh me partinë, transmeton Albeu.com.
Ja debati:
Blendi Fevziu: A keni frikë nga Tom Doshi?
Edi Rama: Asnjëherë.
Blendi Fevziu: Pse u përjashtua Tom Doshi?
Edi Rama: Arsyet nuk kanë lidhje me ato që erdhën më pas, por me një vrazhdë shkeljesh të kontratës me Partinë Socialiste e cila nuk mund të pranojë deputetë që i shpallin luftë qeverisë dhe se do t’i tundin leqet mazhorancës.
Blendi Fevziu: Pra është përjashtim për fjalë?
Edi Rama: Nëpërmjet fjalëve shprehen qëndrime dhe kur këto bien ndesh me grupin tonë parlamentar atëherë bashkëjetesa është e pamundur.
Blendi Fevziu: Çfarë bëri Tom Doshi që e përjashtuat?
Edi Rama: Mjafton t’i referoheni qëndrimeve publike të deputetit.