Site icon PORTALB

Rexhallari dhe Veseli në turnir të fuqishëm në Sofje

Jasin Rexhallari (me të kaltërta)

Jasin Rexhallari (me të kaltërta)

Duke nisur prej nesër e deri të dielën, në Sofje të Bullgarisë do të mbahet një turnir i fuqishëm në mundje, “Petko Sirakov-Ivan Iliev”, dhe në të njëjtin do të marrin pjesë garues deri në moshën 23 vjeçe, ndërsa Maqedoninë do ta përfaqësojnë dy prej mundësve më të mirë të vendit tonë, Jasin Rexhallari dhe Besmir Veseli. Të udhëhequr nga seleksionuesi Lulzim Vrenezi, Rexhallari dhe Veseli, sot udhëtuan për në Sofje, ndërsa paraqitjet do ti regjistrojnë të premten, respektivisht të dielën.

Besmir Veseli, nesër do të garoj në kategorinë deri në 74 kilogram, ndërsa Jasin Rexhallari në kategorinë deri në 61 kilogram, të dielën. Duhet cekur që turniri organizohet nga Federata Ndërkombëtare e Mundjes (FILA), me ç`rast pritet të marrin pjesë mbi 200 garues nga 16 shtete, ndërsa i njëjti është si paralajmërim për Kampionatin e parë Evropian për mundës deri në moshën 23 vjeçe, që do të organizohet në fund të muajit në Varshavë të Polonisë. / Portalb /

Exit mobile version