Të hënën Kuvendi me 59 vota pro dhe tre kundër ka miratuar Ligjin për Polici, me të cilin policia mori leje që të shfrytëzojë mjete të reja për të shpërndarë protestuesit e dhunshëm.
Me këtë policia do të mund të shfrytëzojë plumba gome, paralizues elektrik dhe shok bomba nëse protestuesit e prishin rendin dhe qetësinë publike.
Deri më tani për shpërndarjen e protestave të dhunshme policia në bazë të ligjit për të vendosur rendin publik dhe paqes, ka përdorur forcën fizike, shkopinj gome, kimikate të ndryshme, topa uji dhe qentë e shërbimit.
Gjatë votimit nuk morën pjesë deputetët e LSDM-së dhe partive të tyre të koalicionit të cilët bojkotojnë Kuvendin.
Tre deputetët e vetëm që votuan kundër ishin Lubica Buralive, Roza Topuzova Karevska (nga radhët e opozitës të cilat kanë hyrë në parlament pa pëlqimin e partive opozitare) dhe Liljana Popovska nga DOM parti e cila është partner koalicioni me partinë në pushtet.
Pro ligjit votuan edhe deputet shqiptarë.
Listën e plotë mund ta gjeni këtu.