Manchester City ka shënuar fitore 2:0 kundër Leicesterit në sfidën e zhvilluar në Etihad.
Skuadra e Manuel Pellegrinit arriti të rikthehet te fitorja pas humbjes së fundit nga Liverpool.
David Silva dhe James Milner shënuan golat e këtij triumfi për Cityn.
Kurse nga ana tjetër Manchester United ka arritur të shënojë një fitore të madhe në udhëtim kundër Newcastle United.
Djajtë e Kuq triumfuan 1:0 në St James Park me një gol të vonshëm të Ashley Young, pas një gabimi të mbrojtjes vendase.
Fitorja e Unitedit erdhi pas inkuadrimit në lojë të Adnan Januzajt në pjesën e dytë të takimit.
United tani ka 53 pikë në pozitën e katërt në renditje.
Liverpooli i Brandon Rodgers po vazhdon me formë të jashtëzakonshme në Premierligë.
The Reds shënuan fitoren e radhës, kësaj here duke triumfuar 2:0 në Anfield kundër Burnley.
Jordan Henderson (29’) dhe Daniel Sturridge (51’) shënuan golat e këtij triumfi për Liverpoolin.
Kjo skuadër tani zë pozitën e pestë në renditje me 51 pikë, dy më pak se Manchester United një pozitë më lartë.