Site icon PORTALB

Ja globi më antik në botë

Ja globi më antik në botë

Ja globi më antik në botë

Ky është globi më antik që është zbuluar ndonjëherë, ku mund të shihet ‘konfigurimi i vjetër’ i botës. Ai i përket vitit 1504 dhe sipas të gjitha gjasave u krijua në mënyrë artizanale në Firenze, duke përdorur dy pjesët e një veze struci.Ai tregon detajet ende të vagullta dhe të papërcaktuara mirë kufijtë e Amerikave, ashtu siç i kishin përshkruar Christofor Columbi dhe Amerigo Vespucci.

Globi është i zbukuruar edhe me skica detare, gjurmë që tregojnë rrymat e oqeaneve dhe madje edhe pozicionin e një anijeje të fundosur.

Poseduesi i këtij globi, i cili ka mbetur anonim, vendosi ta dorëzonte atë në vitin 2012 në ‘London Map Fair’, që i lejoi studiuesit belg J. Missinne ta studionte atë imtësisht, transmeton Gazeta-Shqip.

“Kur e pashë për herë të parë këtë glob nuk arrija t’u besoja syve dhe fillimisht isha shumë skeptik lidhur me autenticitetin e objektit”, thotë studiuesi.

Por pastaj, duke përdorur metodat më të specializuara shkencore në një hulumtim që zgjati 1 vit, ai arriti të vërtetonte autenticitetin e globit, i cili daton në vitin 1504 dhe me shumë gjasa është marrë si model për të krijuar atë që deri më sot njihej si globi më i vjetër në botë, i cili daton në vitin 1510 dhe ndodhet në ‘New York Public Library’.

Globi përmban 71 emra. Amerika e Veriut, që përfaqësohet aty nga një grup ishujsh të shpërndarë, nuk ka emërtime në emra, por mbi të ka vetëm një shënim: “Hic sunt dracones” (Lat.) që do të thotë: ”Këtu ka dragonj”.

Tre emrat e vetëm që gjenden në Amerikën meridionale janë: Mondus Novus, Terra de Brazil e Terra Sanctae Crucis.

Exit mobile version