Site icon PORTALB

Alves afër largimit nga Barcelona

Dani Alves

Dani Alves

Dani Alvesit i ka humbur durimi. Mbrojtësi brazilian është afër të gjej skuadrën e re, pasi deri më tani Barcelona nuk ka treguar interesim për vazhdimin e kontratës, e cila skadon në fund të këtij sezoni.

“Ne jemi pranë nënshkrimit me një tjetër klub. Ne jemi në bisedime të avancuara. Dani është ende në dispozicion për Barcelonën,por ai nuk do të presë gjatë”, ka deklaruar menaxheri i brazilianit, Dinorah Santana.

Exit mobile version