LSDM-ja dorëzon padinë kundër Gruevskit, Mijallkovit dhe protagonistëve të tjerë
LSDM sot ka ngritur kallëzim penal ndaj kryeministrit Nikola Gruevski, drejtorit të DSKsë Sasho Mijalkov, ministrave Gordana Jankullovska dhe Mile Janakieski, si dhe kundër Martin Protugjerit dhe kreut të Gazi Babës, Toni Trajkovskit.
Siç theksoi anëtari I Komitetit ekzekutiv i LSDM-së, Lubço Nikollovski, paditë penale janë ngritur për vepra të ndryshme penale që dalin nga përmbajtja e materialeve të dala nga përgjimet të prezantuara nga lideri Zoran Zaev.
“Ngjarjet që përfshihen në këto kallëzime penale kanë të bëjnë me shkeljen e ligjit gjatë arrestimit të Ljube Boshkovskit, shembjen e objektit ‘Kosmos’ dhe përpjekjet për pushimin nga puna të kundërshtarëve politikë pas përfundimit të zgjedhjeve parlamentare në vitin 2011”, tha Ljupço Nikolovski, anëtar i Këshillit Qendror të LSDMsë.