Skuadra e Romës nuk ka arritur ta mposht në Olimpico kampionen, Juventus.
Romakët dhe Zonja e Vjetër nga Torino kanë ndarë pikët pas barazimit, 1:1.
Carlos Tevez (64’) kaloi Juventusin me një eurogol nga gjuajtja e lirë, teksa Seydou Keita (78’) barazoi shifrat pas një goli të shënuar me kokë.
Juve tani ka 58 pikë në pozitën e parë në renditje, nëntë më shumë se Roma në pozitën e dytë.