Site icon PORTALB

Europarlamentari francez Chopard e quan “gabim historik” njohjen e Kosovës

Parisi ka bërë gabim historik duke e njohur Kosovën, ka deklaruar parlamentari evropian nga Franca Emerique Chopard.

Ai ka thënë se NATO me luftën kundër Serbisë e ka konfirmuar separatizmin shqiptar te BE e ka ndjekur politikën amerikane.

Për gazetën e sotme “Veçernej Novosti” të Beogradi ai ka thënë se Kosova kurrë nuk mund të hyjë në BE, pasi sipas tij, “ajo është çerdhe e kriminalitetit dhe ka përgjegjësi për spastrim etnik nga serbët dhe të popullatës joshqiptare”, transmeton koha.net.

Sipas fjalëve të tij, nga e gjithë kjo përfiton, kryesisht, ShBA, sepse Serbia është vend ortodoks, mike e Rusisë dhe forcë rajonale.

“Shpërbërja e Jugosllavisë ka pasur për qëllim të dobësohet populli serb në favor të të tjerëve. Prapa të drejtave të minoriteteve janë fshehur interesat strategjike amerikane, por edhe ato gjermane”, ka thënë Chopard./ Koha.net

Exit mobile version