Site icon PORTALB

Monchengladbachu i Xhakës me tri pikë të reja

Xhaka duke përqafuar Fabian Johnson

Xhaka duke përqafuar Fabian Johnson

Skuadra e Granit Xhakës, Borussia Monchengladbach, po vazhdon me formë të mirë në Bundesligë këtë edicion.

Borussia ka arritur të triumfojë 2:0 në përallje me Paderbornin në sfidën e zhvilluar sot nga 15:30.

Fabian Johnson (18’) dhe Patrick Hermann (82’) shënuan golat e këtij triumfi të Borussias.

Granit Xhaka për Borussian dhe Alban Meha për Paderbornin luajtën 90 minuta në këtë sfidë dhe të dy dhuruan paraqitje tejet të mirë.

Exit mobile version