Site icon PORTALB

Shilegov: VMRO mban mbledhje larg syrit të opinionit

Petre Shilegov

Petre Shilegov

Petre Shilegov, zëdhënës i LSDM-­së opozitare, bëri krahasime midis dy mbledhjeve të Bordit qendror të LSDM­së dhe VMR0-­DPMNE­së. Terri informativ i të dytës, dhe transparenca e skajshme e të parës.

Zëdhënësi i LSDM-së, Ptre Shilegov, foli për mbledhjen e  VMRO-DPMNE ku Komiteti Qendror i kësaj partie i ka dhënë përkrahje kryeministrit Nikolla Gruevskit në menaxhimin e situatës së krijuar pas aferës së përgjimeve.

“Dje, është mbajtur mbledhja e Bordit qendror të VMRO-­DPMNE­-së. Përveç një njoftimi, a pa dikush fotografi, anëtarësi, kush ka qenë, si ka qenë, deklaratë të dikujt dhe të ngjashme?”, pyet Shilegov.

“Kur LSDM mori vendim për ta filluar të vërtetën për Maqedoninë u mbajt mbledhje e Bordit qendror. Në atë mbledhje morën pjesë: anëtarët e Bordit ekzekutiv, Bordit qendror, Grup deputetësh, kryetarët e organizatave komunale. Dhe qenë prezent të gjithë, edhe simpatizantët e Zaevit edhe të Brankos, pa dallime, edhe pse dikush do të na dalloj. Gjegjësisht ishte prezent LSDM. Shumë anëtarë ishin para selisë për ta pritur vendimin. Vendimi u soll me aklamacion. Dhe atëherë ftuam gazetar, fotografuan, incizuan, raportuan se si është atmosfera”, tha Shilegov.

Exit mobile version