Site icon PORTALB

Milenko sulmon Ordanovskin: Je një lobist kosovar i financuar nga shqiptarët (VIDEO)

Gazetari kontrovers maqedonas Milenko Ndelkovski sot ka folur për TV Sitell me rastin e tribunës së organizuar nga lëvizja qytetarë për mbrojtje të Maqedonisë në Kavadar.

Ai ka thënë se ka ardhur koha që ta çlirojmë Maqedoninë dhe se gjithë tradhtarët, duke aluduar tek LSDM-ja dhe tek ata të cilët kanë qasje kritike për Maqedonië,  duhet të varrosen thellë dhe rreth tyre të vendoset një pllakë e fortë, e fuqishme betoni, të cilën nuk do të munden ta ngrejnë.

Ai ka sulmuar edhe analistin Sasho Ordanovski duke e quajtur lobist kosovar. Edhe këtë rradhë ai nuk harroi të rikujtojë se materialet që i posedon Zaevi janë nga shërbimet e huaja sekrete.

Exit mobile version