Maturantët nga Kumanova kërkojnë që matematika të largohet si lëndë shtesë në testimi ekstern. Rreth një mijë maturantë protestuan sot para njësisë rajonale të Ministrisë së Arsimit duke i bërë thirrje institucioneve që të veprojnë me mëshirë, ashtu siç vepruan ndaj studentët. Në protestë të pranishëm ishin edhe nxënës nga pesë shkollat e mesme në Kumanovë.
“Unioni i shkollave të mesme të qytetit të Kumanovës kërkon të tërhiqen ndryshimet e bëra në Ligjin për arsim të mesëm me të cilin matematika bëhet lëndë e tretë e obligueshme në provimin e maturës shtetërore në vitin shkollor 2014/15″thanë nxënësit.